Telegrafi

Twitter me rregulla të reja për postimet e figurave publike dhe politikanëve

Twitter ka bërë të ditur se do të fshehë postimet e udhëheqësve botërorë, figurave publike dhe politikanëve që thyejnë rregullat e platformës, por se nuk do t’i fshijë ato që janë në “në interes të publikut”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, postimet në Twitter nga zyrtarë të shquar të qeverive që thyejnë rregullat e platformës por që janë lënë në internet do të fshihen pas një njoftimi.

Siç shkruan bbc, kompania e pranoi se nuk kishte komunikuar në mënyrë të qartë shumë nga vendimet që kishte bërë në të kaluarën.

Por njoftimi i ri do të zbatohet vetëm për postimet e dërguara pas 27 qershorit.

Megjithatë kritikët e Twitter thonë se platforma nuk i zbaton rregullat e saj në mënyrë të barabartë, duke i lejuar politikanët të thyejnë rregullat e saj mbi abuzimin, ngacmimin dhe nxitjen.

Në të kaluarën, Twitter ka mbrojtur disa nga vendimet e saj duke thënë se postimet në fjalë ishin “lajme të rëndësishme”.

Për shembull, në shtator të vitit 2017 kompania tha se kishte vendosur të lëshonte një postim të debatueshëm nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump në internet.

Shumë njerëz e interpretuan mesazhin si një kërcënim për Korenë e Veriut.

Sipas mediave, rregullat e reja do të vlejnë për politikanët dhe zyrtarët qeveritarë me më shumë se 100.000 ndjekës. /Telegrafi/