Twitter pësoi një ndërprerje të madhe të mërkurën duke lënë dhjetëra mijëra përdorues në botë pa qasje në platformën e njohur të medieve sociale ose për të përdorur veçoritë kryesore të saj për disa orë përpara se shërbimet të riktheheshin.
Incidenti është ndërpreja e parë e dukshme e Twitter që kur miliarderi bleu rrjetin social në fund të tetorit, transmeton Telegrafi.
Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet përmes një sërë burimesh, duke përfshirë raportet e përdoruesve, tregoi më shumë se 10,000 përdorues të prekur nga Shtetet e Bashkuara, rreth 2,500 nga Japonia dhe rreth 2,500 nga Mbretërinë e Bashkuar në kulmin e ndërprerjes.
Shumica e raporteve erdhën nga përdoruesit që thane se u përballën me probleme teknike për të hyrë në rrjetin social përmes shfletuesit të internetit.
Raportet për ndërprerjet e Twitter ranë ndjeshëm deri të mërkurën në mbrëmje, sipas faqes së internetit, me disa përdorues që komentuan më vonë se shërbimi ishte kthyer në normalitet.