Telegrafi

Twitter ri dizajnon kamerën që të ngjajë sa më shumë me ata të Snapchat (Foto)

Kur mendoni për kompanitë e rrjeteve sociale dhe kamerat, Twitter nuk është gjëja e parë që iu bie në mend.

Sigurisht se ka shumë fotografi dhe video të shpërndara në rrjetet sociale, të cilat nuk kanë ardhur nga kamerat e Twitter, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk po i konvenon kompanisë dhe ka vendosur ta ri dizajnojë kamerën, që shfrytëzuesit ta kenë më të lehtë të përcjellin ngjarje Live.

Që nga sot, Twitter iu mundëson që të ngarkoni fotografi dhe video, me aplikacionin e ri të kamerës, që ofron rezolucion shumë më të lartë. Në postimet e reja, këto fotografi ngjajnë më shumë me ato të Snapchat dhe Insta Store, që janë shumë të pëlqyeshme.

Sistemi i ri do të jetë edhe më i lehtë për ta përdorur, sepse mund të etiketojë ngjarje specifike dhe më pas nëpërrmjet të ashtuquajturave dhoma, do t’i grumbullojë njerëzit që janë duke përcjellë të njëjtin aktivitet. /Telegrafi/