Elon Musk ka kërcënuar do ta tërheq marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh për Twitter, duke thënë se kompania ka refuzuar t’i japë atij informacione në lidhje me llogaritë e saj të rreme.
Kështu Twitter tani planifikon t’i japë Musk-ut akses në një pjesë të madhe të të dhënave të rrjetit social, potencialisht deri në tweet-in e fundit.
Kompania e medieve sociale ka rënë dakord t’ia lejojë Musk-ut qasjen e drejtpërdrejt në “firehouse-in” e saj, rrjedha e miliona tweet-ave që rrjedh nëpër rrjetin e kompanisë në baza ditore, sipas një personi me njohuri për vendimin. Mbetet e paqartë nëse Musk do të ketë akses të plotë apo të pjesshëm në atë “firehouse”.
Informacioni do t’i jepte Musk-ut mjetet për të dalluar se sa llogari në platformën e Twiiter-it mund të jenë të rreme. Por nuk ka gjasa ta ndihmojë atë të arrijë në përfundimin e Twitter se 5 për qind e llogarive të tij aktive janë false, pasi kompania përdor një metodologji të ndryshme që përfshin të dhëna pronësore dhe analiza njerëzore për të arritur në këtë shifër. Musk ka thënë se nuk beson se vetëm 5 për qind e llogarive aktive të Twitter janë false.
Vendimi i Twitter mund ta bëjë më të vështirë për Musk në përfundimin e marrëveshjes. Të hënën, avokatët e tij i dërguan një letër kompanisë, duke e akuzuar atë për pengimin e përpjekjeve të tij për të marrë informacion që ishte thelbësor për mbylljen e blerjes. /Telegrafi/