Telegrafi

Twitter po kërkon informata konkrete, për ‘cicërimat’ e raportuara shkaku i përmbajtjes së të dhënave personale (Foto)

Rrjeti social Twitter, po u kërkon përdoruesve të saj, të tregojnë konkretisht lidhur ‘cicërimat’ që përmbajnë të dhëna personale.

Në një postim të bërë së fundmi, kërkon të tregohet konkretisht për informata private, si adresa e shtëpisë, numri i telefoni apo e-maili, transmeton Telegrafi.

“Dëshirojmë të lëvizim sa më shpejtë, në kontrollimin e Twitteve, që përmbajnë informata personale. Që nga sot, mund të na tregoni më shumë, nëse ndonjë informatë e juaja po qarkullon në rrjet” thuhet mes tjerash në postim.

Nëpërmjet një video, Twitter ka shfaqur formën, se si duhet të raportohet një postim i tillë, në mënyrë konkrete, që të fillojë sa më shpejtë hulumtimi. /Telegrafi/