Site icon Telegrafi

Twitter pezullon llogarinë ElonJet që gjurmon lëvizjet e aeroplanit privat të Elon Musk

@ElonJet, llogaria që gjurmon lëvizjet e aeroplanit privat të Elon Musk, është pezulluar nga Twitteri.

Musk në nëntor pati deklaruar se llogaria ishte një “rrezik i drejtpërdrejtë i sigurisë personale”, por se ai nuk do ta ndalonte atë si pjesë e “angazhimit të tij për lirinë e fjalës”, transmeton Telegrafi.

Mbetet e paqartë se çfarë ka ndryshuar në muajin që nga ai postim në Twitter.

Postimet nga @ElonJet publikohen gjithashtu në Instagram dhe Facebook dhe asnjëra nuk tregon llogarinë duke bërë diçka të pazakontë në ditët e fundit.

Postimet e fundit të llogarisë ishin dje, duke treguar se avioni i Musk zbarkoi në Los Angeles pas një fluturimi 48-minutësh.

Ndalimi vjen më pak se një javë pasi krijuesi i llogarisë Jack Sweeney pretendoi se gjurmuesi i aeroplanëve po kufizohej në heshtje nga Twitteri. /Telegrafi/

Exit mobile version