Pas lansimit të aplikacionit të saj për Windows 10, versionin desktop vitin e kaluar, rrjeti social Twitter tani e ka lëshuar edhe aplikacionin e saj mobil për këtë platformë.
Twitter për Windows 10 në mobil sjell tiparet e reja sikurse Moments, mesazhet në grup, shpërndarje të videove si dhe mundësinë e citimit të cicërimave. Këto funksione deri më tani kanë qenë në dispozicion në iOS dhe Android, që nga fillimi.
Twitter gjithashtu e ka përditësuar edhe versionin e aplikacionit të saj për desktop dhe motivin me të zezë, që është kërkuar prej kohësh.