Site icon Telegrafi

Twitter paditet për mospagesën e faturave ndaj një kompanie australiane

Një firmë australiane e menaxhimit të projekteve ka ngritur një padi kundër Twitter-it në një gjykatë amerikane duke kërkuar pagesa prej rreth 665,000 dollarë (1 milion dollarë australianë) për shkak të mospagesës së pretenduar të faturave për punën e bërë në katër vende, treguan dosjet gjyqësore.

Kompania private me bazë në Sidnej, Facilitate Corp, e ngriti padinë me 29 qershor në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktin Verior të Kalifornisë, duke pretenduar se kishte shkelje të kontratës nga Twitter, të cilët dështuan të paguajnë faturat e tyre.

Padia e firmës australiane është e fundit që pretendon mospagesë të faturave dhe qirasë kundër Twitter prej kur Elon Musk bleu platformën e rrjeteve sociale për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Facilitate Corp tha se nga viti 2022 deri në fillim të vitit 2023, ajo instaloi sensorë në zyrat e Twitter-it në Londër dhe Dublin, ka bërë tërësisht funksionale një zyre në Singapor dhe zbrazi një tjetër zyre në Sidnej.

Për këto punë të kryera, Twitter i detyrohej kompanisë përkatësisht rreth 257,000 dollarë për zyrat në Londër dhe Dublin, 404,000 dollarë për zyrën në Singapor dhe 40,700 dollarë për zyrën në Sidnej, tha Facilitate. /Telegrafi/

Exit mobile version