Site icon Telegrafi

Twitter me një veçori të re për bisedat e përdoruesve

Twitter tani do ta bëjë të mundur për përdoruesit që të ‘ngulitin’ bisedat e caktuara në platformë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, funksioni më parë ishte i disponueshëm vetëm për abonentët e Twitter Blue, por tani po vjen për të gjithë në Android, iOS dhe ueb.

Veçoria mund të jetë një mënyrë e dobishme për të mbajtur një pjesë të vogël të bisedave lehtësisht të arritshme.

Megjithatë thuhet se mund të mbani vetëm gjashtë biseda në krye të listës. /Telegrafi/

Exit mobile version