Rrjeti social Twitter, njoftoi sot marrjen e masave mbrojtëse pasi një prej punonjësve çaktivizoi për një kohë të shkurtër llogarinë e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Këto masa, që Twitter nuk i detajon, duhet të merren që kjo situatë të mos të ndodhë më”, theksoi grupi në llogarinë e tij, Twitter Government.
Një i punësuar në Twitter, pas largimit nga puna, u argëtua duke çaktivizuar dje llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump, që u riaktivizua menjëherë vetëm brenda pak minutash, njoftoi rrjeti social.
Rreth orës 19:00 (23:00 GMT), vizitorët e llogarisë “@realDonaldTrump” lexuan mesazhin “Kjo faqe nuk ekziston”.
Fillimisht “Twitter” kishte njoftuar se llogaria e Donald Trump ishte çaktivizuar nga pakujdesia për shkak të një gabimi të kryer nga një punonjës i rrjetit social.
“Sot në mëngjes, llogaria @realDonaldTrump ishte çaktivizuar nga pakujdesia për shkak të një gabimi njerëzor të kryer nga një punonjës i Twitter”, kishte njoftuar kompania.