Twitter njofton se ka mbyllur njëqind llogari që kanë lidhje me propagandën në dobi të pushtetit të Kremlinit.
Sipas rrjetit social, 69 prej këtyre llogarive të rreme ishin të përqendruara në minimin e besimit në Aleancës Veri-Atlantike.
“Hetimi ynë gjeti dhe largoi një rrjet prej 69 llogarive të rreme që mund të lidhen me akterët e shtetit rus. Një numër i këtyre llogarive përforcuan narrativët që ishin në një linjë me qeverinë ruse, ndërsa një tjetër nëngrup i rrjetit është përqendruar në minimin e besimit për Aleancën Veri-Atlantike (NATO) dhe stabilitetin e saj”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, pjesa e tjetër e llogarive të rreme ishin të lidhura me IRA-në ruse dhe se kishin për synim të ndikonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian.
https://twitter.com/TwitterSafety/status/1364259277565755395?s=20
“Si pjesë e hetimit tonë të dytë, ne kemi larguar 31 llogari të rreme pasi ishin të lidhura me Agjencinë e Kërkimit në Internet (IRA). Këto llogari përforcuan përpjekjet për ndikimin rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian”, vijon njoftimi.
Po ashtu, sipas një hetimit të bërë nga vet rrejti social Twitter del se janë larguar gjithsej 373 llogari të rreme që përveç Rusisë, këto lidhen me Iranin dhe Armeninë.
Kujtojmë se në vitin 2018, Twitter kishte laruar mbi 85 llogari të rreme që kishin lidhje me shpërndarjen e propagandës nga 20 vende të botës. Kurse vitin e kaluar, ky rrjet social kishte mbyllur 8,558 llogari të rreme që promovonin presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe partinë e tij. /Telegrafi/