Twitter ka lansuar shërbimin e abonimit ku i lejon përdoruesit të blejnë verifikimin me shenjën blu për një tarifë mujore prej 7.99 dollarësh në një ndryshim të rëndësishëm nën pronarin e tij të ri, Elon Musk.
Në një përditësim për pajisjet Apple iOS të shtunën, Twitteri tha se çdo përdorues që “regjistrohet tani” në shërbimin premium “Twitter Blue” do të marrin tick-un blu.
Shërbimi thuhet se është i disponueshëm në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re, transmeton Telegrafi.
Përditësimi tha se shërbimi do të ofrojë “fuqi për njerëzit”, derisa thuhet se llogaria do të marrë shenjën blu, ashtu si të famshmit, kompanitë dhe politikanët.
Deri më tani, llogaritë e verifikuara nuk duket se po humbasin verifikimin e tyre blu.
Ndryshimi i politikës është i diskutueshëm, mes shqetësimeve se platforma mund të mbushet me llogari të rreme. /Telegrafi/