Twitter po aplikon një masë të përkohshme ku do të limitojë numrin e postimeve që përdoruesit do mund të lexojnë brenda një dite, tha Elon Musk.
Në një postim në Twitter, Musk tha se llogaritë e paverifikuara do të kenë qasje deri në 600 postime në ditë, transmeton Telegrafi.
To address extreme levels of data scraping & system manipulation, we’ve applied the following temporary limits:
– Verified accounts are limited to reading 6000 posts/day
– Unverified accounts to 600 posts/day
– New unverified accounts to 300/day— Elon Musk (@elonmusk) July 1, 2023
Ndërkohë, llogaritë e verifikuara do të jenë të kufizuar përkohësisht të lexojnë 6,000 postime në ditë.
Musk gjithashtu ka shkruar se do të ketë kufizim më të madh edhe për llogaritë e reja pa verifikim. Sipas tij, këta përdorues do të kenë qasje në ditë në vetëm 300 postime.
Në një deklaratë, ai tha se këto masa të përkohshme kufizuese u vendosën për të adresuar “nivelet ekstreme” të heqjes së të dhënave dhe manipulimit të sistemit.
Gjatë ditës, u raportua se Twitter gjithashtu nuk do të lejojë qasjen në postimet e platformës nëse përdoruesit nuk janë të kyçur. /Telegrafi/