Telegrafi

Twitter kërcënon të padisë Meta-n për aplikacionin Threads

Twitter ka kërcënuar të padisë Meta-n për aplikacionin e saj të ri Threads, raportoi të enjten gazeta Semafor.

Në një letër drejtuar CEO-s Mark Zuckerberg të publikuar nga Semafor, një avokat për Twitter tha se kompania “ka shqetësime serioze se Meta Platforms (Meta) është përfshirë në shpërdorim sistematik, të qëllimshëm dhe të paligjshëm të sekreteve tregtare të Twitter dhe pronës tjetër intelektuale”, përcjell Telegrafi.

“Twitter synon të zbatojë rreptësisht të drejtat e tij të pronësisë intelektuale dhe kërkon që Meta të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndaluar përdorimin e çdo sekreti tregtar në Twitter apo informacione të tjera tepër konfidenciale”, shkruan Alex Spiro në letër.

Lexo po ashtu Aty ku jeni ju, jemi edhe ne – portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes ‘Threads’

Dhe The Guardian shkruan se përfaqësuesit e Twitter dhe Meta nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së për koment.

 

Post by @wasted
View on Threads

 

Meta lansoi të mërkurën rivalin e tij ndaj Twitter dhe sipas kompanisë, aplikacioni kishte 30 milionë njerëz të regjistruar në më pak se 24 orë pas lansimit. /Telegrafi/