Site icon Telegrafi

Twitter i jap fund qasjes së klientëve të palëve të treta

Twitter ka përditësuar Marrëveshjen e Zhvilluesit, duke bllokuar në thelb qasjen e klientëve të palëve të treta përgjithmonë.

Platformat si Twitterriffic dhe Fenix tani janë të papërdorshme, pasi që ato më nuk kanë qasjen API dhe u mbyllen në fillim të kësaj jave.

Rregullat e reja thonë se më nuk lejohet që “të krijohet ose të tentohet që të krijohet një shërbim ose produkt zëvendësues apo i njëjtë me Twitter Applications”. Zhvilluesve të këtyre aplikacioneve thjesht iu tha se platformat e tyre tani janë të “suspenduara”, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Twitter API tani mund të përdoret vetëm për të integruar Twitter Content, që do të thotë vetëm për të futur cicërima. Megjithatë zhvilluesve më nuk ju lejohet ndryshimi i asaj se si shfaqet informacioni tek lexuesit, e as modifikimi i ndonjë elementi vizual.

Pasi që kjo është ajo që platformat e palëve të treta e bëjnë, Twitter e përdori këtë si një justifikim për ti bllokuar të gjitha ato.

Disa veçori të Twitter Blue ishin në dispozicion në aplikacionet e palëve të treta, dhe padyshim, platforma e rrjeteve sociale dëshiron të konsolidojë të gjitha fitimet, duke pasur parasysh kohët e trazuara financiare që pritet të vijnë në periudhën e Musk dhe bashkëpunëtorëve të tik.

Ekziston gjithashtu fakti që Twitter nuk shërben reklama përmes API, duke kufizuar aftësinë për të fituar para nga përdoruesit duke përdorur këta klientë të palëve të treta. /Telegrafi/

Exit mobile version