Të premten Twitter tha se kishte hequr dhjetëra mijëra llogari “të lidhura nga shteti” të përdorura nga Kina, Rusia dhe Turqia për të nxitur propagandën e tyre, të mbillnin dezinformata ose të sulmonin kritikët.
Rrjeti turk ishte i përbërë nga 7.340 llogari ndërsa grupi rus ishte me 1.152 llogari.
Të gjitha llogaritë dhe përmbajtja e tyre janë hequr nga Twitter por janë vendosur në një bazë të dhënash arkivi për studiuesit.
Në analizën e saj Twitter tha se rrjeti turk u zbulua në fillim të vitit 2020 dhe kryesisht synonte rritjen e mbështetjes së brendshme për presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe partinë e tij në pushtet.
Llogaritë ruse u përfshinë në “postimin dhe përforcimin e përmbajtjes në një mënyrë joautentike, të koordinuar për qëllime politike”, duke përfshirë promovimin e Rusisë së Bashkuar në pushtet dhe sulmin e disidentëve politikë. /Telegrafi/