Twitter e fshehu postimin në profilin e presidentit të SHBA-së Donald Trump sepse ai shkel rregullin që ndalon “glorifikimin e dhunës”.
Shkrimi nuk është hequr nga Twitter, por është i mbuluar nga një paralajmërim dhe mund të shihet kur klikohet aty, transmeton Telegrafi.
Në paralajmërim thuhet: “Twitter ka vendosur që është në interes të publikut që shkrimi të mbetet i fshehur”.
US President Donald Trump’s tweet on the protests in Minnesota, which he posted as protesters set fires in St. Paul and Minneapolis, has been flagged by Twitter as violating the platform’s rules. https://t.co/WRetSthgdA
— CNN (@CNN) May 29, 2020
Trump ka bërë një shkrim në Twitter në lidhje me situatën në qytetin e Minneapolis, ku protestat kanë vazhduar për disa net për vrasjen e një personi me ngjyrë.
Presidenti shkroi se do të “dërgonte Gardën Kombëtare” dhe paralajmëroi se “kur të fillojë grabitja, të shtënat do të fillojnë”. /Telegrafi/