Telegrafi

Twitter debuton me shërbimin #Music

Dhe sot gjatë ditës, Twitter e ka konfirmuar lansimin e shërbimit të saj #Music, i cili do të jetë në dispozicion edhe në ueb edhe si aplikacion i veçant për iPhone.

Shërbimi do të fokusohet në zbulimin e muzikës, duke mundësuar gjetjen e muzikës së dëgjuar nga miqtë në Spotify, Rdio, ose iTunes, apo nga ata që ne i përcjellim në rrjetin e famshëm social.

Sipas Twitter, versioni i shërbimit i bazuar në ueb do të lëshohet brenda disa orësh, dhe fillimisht do të ofrohet në SHBA, Kanada, dhe Mbretërinë e Bashkuar, Zelandën e Re dhe Australi.

Për më shumë, rrjeti social ka premtuar se përveç aplikacionit në iOS, Twitter Music së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në sistemin operativ Android. / Telegrafi /