Shërbimi me pagesë Twitter Blue tani është lansuar në të gjithë botën, ka njoftuar kompania në një postim.
Ndonëse abonimi ka qenë i disponueshëm edhe më parë tani njerëzit në pothuajse 50 vende mund të regjistrohen, transmeton Telegrafi.
Disponueshmëria e zgjeruar pasqyron përpjekjen e kompanisë për ta bërë Twitter Blue një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të shërbimit.
Twitter Blue is now available globally! Sign up today to get your blue checkmark, prioritized ranking in conversations, half ads, long Tweets, Bookmark Folders, custom navigation, Edit Tweet, Undo Tweet, and more. Sign up here: https://t.co/SBRLJccMxD
— Twitter Blue (@TwitterBlue) March 23, 2023
Si pjesë e këtij shërbimi ju mund të siguroni shenjën blu verifikuese në llogarinë tuaj, të shihni më pak reklama, të shkruani postime më të gjata, apo edhe t’i ndryshoni ato.
Abonimi në Twitter Blue do të kushtojë 8 dollarë në muaj përmes uebit, por çmimi varion nga platformat e tjera. Përdoruesit e iOS dhe Android do të duhet të paguajnë 11 dollarë në muaj. /Telegrafi/