Telegrafi

Twente e Celinës fiton ndaj Heerenveenit të Zenelit (Video)

Twente ka fituar ndaj Heerenveenit me rezultat 1:0.

Në këtë takim luajtën edhe dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli.

Zeneli luajti gjithë takimin, kurse Celina për 81 minuta për vendasit.

Golin e vetë, në takim e shënoi Mateusz Klich nga pika e bardhë.

Twente e Celinës pas kësaj fitore renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Heerenveeni i Zenelit zbret në pozitën e tetë me 33 pikë. /Telegrafi/