Twente ka fituar ndaj Heerenveenit me rezultat 1:0.
Në këtë takim luajtën edhe dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli.
Zeneli luajti gjithë takimin, kurse Celina për 81 minuta për vendasit.
Golin e vetë, në takim e shënoi Mateusz Klich nga pika e bardhë.
Twente e Celinës pas kësaj fitore renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Heerenveeni i Zenelit zbret në pozitën e tetë me 33 pikë. /Telegrafi/