Site icon Telegrafi

TVSH-ja tregon kohën kur do t’i merrni paratë për tremujorin e dytë

Edhe pse me vonesë, pagesa për tremujorin e dytë nga aplikacioni “TVSH-ja ime” do të kryhet sipas afatit ligjor, përkatësisht deri në fund të muajit gusht.

Për këtë tremujor do të kthehen 858 milionë denarë ndaj 491.407 qytetarë që kanë skanuar llogari fiskale në periudhën nga muaji prill deri në qershor të këtij viti.

Kujtojmë se me formimin e Qeverisë së re, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska theksoi se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet.

Ndryshe, 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, kurse qytetarët mund të kthejnë maksimum 2.100 denarë për tre muaj./Telegrafi/

 

Exit mobile version