Telegrafi

TVSH-ja ime: Fillon pagesa për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor

Drejtoresha e Drejtorisë për të Hyra Publike (DHP), Sanja Llukarevska njoftoi se tashmë ka nisur pagesa nga ‘TVSH-ja ime’ për tre mujorin e dytë, përkatësisht për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

Për këtë tremujor 197.819 do të kthejnë para nga ‘TVSH-ja ime’, ndërsa shuma që do t’ju kthehen personave që kanë skanuar llogari fiskale gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar është 238.075.865 denarë apo 3.8 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Llukarevska thotë se me masën ‘TVSH-ja ime’, qytetarët krahas përfitimeve materiale denoncojnë rregullisht parregullsi lidhur me mosdhënien e llogarive fiskale në linjën 198.

 

“Denoncimi është rritur, kështu që parregullsitë nga fillimi i kësaj mase është 1687 në krahasim me periudhën qershor-dhjetor kur ka pasur vetëm 741 denoncime”, tha Llukarevska./Telegrafi/