Site icon Telegrafi

“Tvrdokornite” protestojnë përsëri më 13 shtator

Pjesëmarrësit e protestës së Iniciativës qytetare “Tvrdokorni” paralajmëruan se më 13 shtator, kur do të miratohet Ligji për gjuhët, përsëri do të jenë në rrugë dhe do ta shprehin pakënaqësinë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Iniciativës, Dragan Ugrinovski, ftoi që të dalin më masovikisht në protesta dhe të ju japin përkrahje. Edhe pse kjo protestë prezantohej thjesht si organizim qytetar dhe jopartiak, në të mbajti fjalim Janko Baçev nga Lëvizja popullore e Maqedonisë, i cili tha se tre herë deri më tani kanë dorëzuar kërkesa për ligj për amnesti për pjesëmarrësit në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill dhe tre herë janë refuzuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas tij, ata që dhunshëm hynë në Kuvend nuk janë terroristë por njerëz që kanë mbrojtur kushtetutën dhe askush nuk ka hyrë për të bërë dhunë kundër liderit të LSD, Zoran Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version