Organizata “Tvrdokorni” njofton se ka filluar me organizimin e rezistencës qytetare me moton “Lëvizja për kthimin e Maqedonisë maqedonasve”.
Nga organizata përmes një njoftimi thonë se lëvizja qytetare do të jetë kundër nënshtrimi kolonial dhe kthimin e pavarësisë maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pakënaqësia popullore kundër uzurpatorëve të shtetit është treguar qartë dhe padyshim dhe ky është fakt i pamohueshëm”, thonë nga organizata “Tvrdokorni”.
Ata thonë se qëllimi kryesor i tyre do të jetë kthimi i pavarësisë kombëtare të Maqedonisë, si dhe respektimi i etnive tjera në vend të cilat sipas tyre, nuk e prishin pavarësinë maqedonase./Telegrafi/