Site icon Telegrafi

“Tvrdokorni” nesër në protesta në Shkup

Iniciativa qytetare “Tvrdokorni” për nesër në orën 17 ka paralajmëruar protesta, të cilat pritet të fillojnë nga katedralja “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tvrdokorni” do të kërkojnë lirimin e “patriotëve” të cilët u arrestuan për sulm dhe shkaktim të plagëve gjatë të “enjtes të përgjakshme” më 27 prill në Kuvendin e Maqedoni.

Siç informojnë, ata gjithashtu kanë për qëllim edhe zgjimin e popullit maqedonas kundër shitjes së interesave shtetërore dhe kombëtare nga qeveria e re.

Prej atje thonë se marshi i nesërm në Shkup do të jetë thirrje për vetëorganizim dhe kundërshim të siç thonë, tradhëtisë së brendshme dhe sulmeve të jashtme./Telegrafi/

Exit mobile version