Telegrafi

“Tvrdokorni” nesër në protesta kundër dygjuhësisë (Foto)

Iniciativa qytetare “Tvrdokorni” së bashku me disa organizata tjera maqedonase përmes një kumtese për media theksojnë se nesër do të dalin në protesta kundër zbatimit të dygjuhësisë në vend.

“Është detyrë e çdo maqedonasi ta mbrojë atdheun nga humbja e karakterit të shtetit. Ligji i propozuar për dygjuhësi do të ketë pasoja të mëdha mbi karakterin dhe të ardhmen e atdheut tonë. Ju bëjmë thirrje gjithë maqedonasve që masovikisht të na bashkangjiten para Kuvendit, më 13 shtator prej 18:30 deri 20:00”, thuhet në njoftimin e “Tvrdokorni”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se protestat kanë për qëllim që Kuvendi ta hedh poshtë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi sipas tyre, është kundër Kushtetutës së vendit.

“Protestat do të jenë të qeta dhe jopartiake, ndërsa organizatorët distancohen nga inskenimet e mundshme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/