Telegrafi

Tventi ejt, fifti siks, ejti for, van handrid tventi, van handrid siksti… (Foto)

Një shofer i autobusit ka vendosur që në një mënyrë interesante të zgjidh problemin e komunikimit me turistët, dhe kështu ka krijuar një çmimore në gjuhën “angleze”.

“Tventi ejt, fifti siks, ejti for, van handrid trenti, van handrid siksti”, ka shkruar në çmimoren të cilën e ka ngjitur pranë timonit, në mënyrë që t’ua bëjë me dije turistëve se sa do t’iu kushtojë udhëtimi me autobus, transmeton Telegrafi.

Fjala është për një shofer të autobusit nga Spliti i Kroacisë që transporton turistë për në ishullin Braç, kurse fotografitë janë publikuar në Facebook. /Telegrafi/