Televizioni Nova çdo ditë do të ”mbajë zi” në formë protestë për, siç thonë ata, pengimin e fjalës së lirë nga Prokuroria Speciale Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Protesta do të mbahet para objektit të PSP-së çdo ditë nga ora 13 deri ora 14.
Kjo protestë vjen si kundërpërgjigje për lëshimin e fletarrestit për afaristin Sead Koçan, i cili është edhe pronar i këtij televizioni. /Telegrafi/