Site icon Telegrafi

RTV Dukagjini vjen me studio gjigante dhe me skemë të re programore

Televizioni Dukagjini nga ditë e hënë nis transmetimin e skemës së re programore që do të realizohet nga studio gjigante, duke e bërë atë një prej televizioneve më të zhvilluara në rajon.

Investimi në hapësira dhe teknologjinë më të fundit do të pasohet me një skemë të freskuar programore ne radio dhe televizion duke bërë që emisionet tradicionale të vijnë me pamje të re dhe të realizuara me standardin më të lartë profesional, derisa do të shtohen edhe shumë produkte tjera që nuk i keni parë e dëgjuar deri më tash.

“Fort Fort”, një emision për gurmanët e repit dhe “S`ka Ndal” me Erza Brahushin, një emision me format të veçantë kushtuar showbizit janë vetëm disa nga produktet e reja, derisa “pasDitën” nuk do të mund ta kaloni askund tjetër pos me Dukagjinin dhe Donika Hysenin.

Lajmi do të trajtohet si asnjëherë  më parë në formatin unik të “Dossierit të Ditës” me Fidan Ramën, derisa gjatë javës do të shihni edhe plot e përplot risi ne ekranin unik të Dukagjinit.

Televizioni Dukagjini ka arritur që në kohë rekorde të bëhet një prej televizioneve lider të ndryshimit dhe të ofrimit të programit argëtues e informues por mbi të gjitha shërbyes ndaj qytetarëve të Kosovës.

Na ndiqni!

Exit mobile version