Telegrafi

TV Dukagjini dhe Shqip.ai vijnë me një risi të padëgjuar në tregun e medias ballkanike

Sonte TV Dukagjini vjen me një risi të padëgjuar në tregun e medias Ballkanike, për herë të parë aplikohet inteligjenca artificiale, transkriptim në kohë reale.

Në TV Dukagjini mund të lexoni atë që flitet dhe të përjetoni magjinë inovative të teknologjisë.

E gjitha kjo do të mundësohet falë platformës Shqip.ai.

Nga sonte e tutje, emisioni “Debat Plus” do të transkriptohet në kohë reale, nga platforma Shqip.ai.

Me integrimin e platformës Shqip.ai programi nga sot do të jetë i qasshëm edhe për kategoritë e veçanta që do të kenë mundësi të ndjekin drejtpërdrejtë debatin.

Lexo po ashtu Shqip.ai sjell inovacionin e fundit: Krijoni artikuj me tituj tërheqës

TV Dukagjini, bëhet televizioni i parë në Ballkan për adaptimin e risive të teknologjisë, dhe përkrahjen e platformave vendore.