Gazeta sportive e cila favorizon Juventusin, Tuttosport, ka goditur keq Interin për qasjen në tregun e transferimeve.
Kjo sportive ka dalë me një titull, interesant ku e quan brazilianin e talentuar Gabrel Barbosa – Gabibol si “Gabiflop”.
Gabigol luajti shumë pak sezonin e kaluar në një periudhë shumë kontroverse për Nerazurrët me ndërrime të trajnerëve.
Dhe siç Tuttosport e quan, “Gabiflop”, tash është afër kalimit te Benfica në formë huazimi vetëm një vit pasi për të u paguan 30 milionë euro.
Për më shumë 21 vjeçarit do t’i paguhet paga nga Interi edhe pse do të luaj në Portugali me një klub tjetër.
A është Gabigol vërtet një investim kaq i keq siç pretentojnë në Torino? Kjo mbetet të shihet… /Telegrafi/