Site icon Telegrafi

Tuttosport: Conte arrin marrëveshje trevjeçare me Interin   

Antonio Conte (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Trajneri italian, Antonio Conte dhe Interi thuhet se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi nga sezoni i ardhshëm 2019/20.

Interi raportohet se ishin të pakënaqur me punën e trajnerit Luciano Spalletti dhe rezultatet e tij, kështu që u vunë në kërkim të një trajneri të ri.

Ish-trajneri i Juventusit , Chelseat dhe Kombëtares së Italisë, Conte, ka dalë si kandidati kryesor i Nerazzurrëve për të zëvendësuar Spalletti.

Lexo po ashtu Conte në mëdyshje, Interi apo Juventusi

Tani mediat italiane raportojnë se klubi nga Giuseppe Meazza dhe trajneri italian tashmë kanë arritur marrëveshje.

Lexo po ashtu Conte: Skuadra ime e re ka 60 për qind shanse të jetë italiane

Sipas gazetës Tuttusport, Conte ka rënë dakord të bashkohet me Interin në një kontratë tre-vjeçare.

Me këtë marrëveshje trajneri italian thuhet se do të fitojë pagë me vlerë rreth 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version