Telegrafi

Tuttomercatoweb me shkrim special për sensacionin e Superligës së Kosovës, Blend Baftiu

Blend Baftiu është duke shpërthyer në këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Anëtari i Ballkanit ka shënuar dhjetë gola deri më tani në ligën kosovare, e që me formë e tij fantastike ka arritur të kap interesimin e mediave ndërkombëtare.

Para disa javësh, UEFA e futi Baftiun në listën e lojtarëve që duhet shikuar në vitin 2020, derisa tani për të raporton edhe mediumi italian, Tuttomercatoweb.

Blend Baftiu

“I lindur në vitin 1998, UEFA e ka përfshirë Baftiun në mesin e 50 talentëve që duhet t’i shikojmë në vitin 2020”, shkruan fillimisht mediumi në fjalë.

“Fantazist dhe shumë i talentuar në nivelin krijues, Baftiu u ftua për herë të parë edhe nga Kosova A. Një hap normal pas dhjetë golave në 17 ndeshje në pjesën e parë të edicionit”, shkruan më tej Tuttomercatoweb.

Lexo po ashtu “Diamanti” i FC Ballkanit, Blend Baftiu- senzacioni i Superligës

Lojtari i Ballkanit pritet të debutojë nesër me Kosovën në ndeshjen miqësore që zhvillohet ndaj Suedisë në Doha të Katarit e që do të jetë një rast i veçantë për të që të tregojë se çfarë mund të bëjë.

Në verën e këtij viti, Baftiu mund të kalojë te ndonjë skuadër evropiane, për t’u zhvilluar kështu edhe më shumë si lojtar. /Telegrafi/