Telegrafi

Tutorja Julia Farkas pjesë e Festivalit të Filmit të Animuar

Tutorja, Julia Farkas është një regjisore e animacionit e bazuar në Budapest, projektuese e personazheve, krijuese e filtrave GIF dhe AR. Ajo studioi animacion dhe komunikim vizual në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Moholy-Nagy në Budapest.

Ajo është veçanërisht e frymëzuar nga universet paralele dhe i pëlqen ta mbushë punën e saj me humor dhe mendim abstrakt.

E njëjta gjithashtu ka pasur klientë të famshëm si: Warner Bros, Adults Swim dhe MTV.

Qëllimi i kësaj masterklase është udhëzimi i pjesëmarrësve se si të dëgjojnë intuitat e tyre dhe si të zhvillojnë stilin e tyre artistik. Tutorja do të japë më shumë informacion mbi veprat e saja artisike dhe se si ajo mori 2 miliardë shikime në Giphy me metodën e saj intuitive të punës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anibar

Ajo do të tregojë gjithashtu se si e zhvilloi “Big Crunch” e saj të shkurtër me kohëzgjatje 2 minutësh për Adultswim. Ajo do të prezantojë faqet e skicave, gif-et dhe tabelat e tregimeve dhe do të flasë për tërheqjen e saj pasionante ndaj universeve paralele. Ajo thotë se është më mirë nëse mbani një libër skicash me vete çdo ditë, në këtë mënyrë mund të bëni diçka argëtuese kudo që të shkoni, por gjithashtu do të jeni në gjendje të zhvilloni stilin tuaj artistik hap pas hapi.

Foto: Facebook

Kjo punëtori është e organizuar brenda projektit ‘Spreading culture from the Visegrad countries to the Western Balkans’ e mbështetur nga fondi i Visegradit. Projekti është i bashkë-financuar nga Qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polandës dhe Sllovakisë.