Qindra tutorë nga 18 komuna të vendit kanë marrë pjesë në trajnimin ‘’mbështetje për tutorët e nxënësve romë’’, që ndjekin shkollën fillore, të cilët morrën pjesë në trajnimin e dytë për ngritjen e kapaciteteve, aftësive, dhe njohuritë e tutorëve, e mbajtur këtë fundjav në Berovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Romëve, OJQ ”Dielli” nga Tetova dhe REF Budapest.
Fatushe Useinova, koordinatore e projektit të Qendrës Burimore, OJQ rome, tha ”Projekti përfshinë forcimin e kapaciteteve të tutorëve të cilët kanë nevojë në procesin arsimorë, për t’i ndihmuar fëmijët të cilët tregojnë rezultate të dobëta në gjuhën maqedone dhe matematikë, në klasën e katërt, pestë dhe të gjashtë të asrsimit fillor. Vitin e kaluar u përfshinë 1600 nxënës, dhe këtë vitë do të përfshim 1700 studentë. Nga rezultatet mund të themi se kemi sukses, nga 50-60% e nxënësve të rritur, kanë njohuri mbi gjuhën maqedone nga aktivitetet që ne i ndërmorrëm.”, tha Useinova.
Në Maqedoni ky projekt është mbështetur nga REF Budapest dhe ka filluar në tre komuna në Maqedoninë perëndimore dhe tani është rritur numri i komunave, duke shkuar deri më 18 komuna gjithësejt.
”Qëllimi ynë nuk është vetëm që të ketë projekte, por të ketë zgjidhje të sistemit. REF është i kënaqur me përfshirjen e institucioneve, për përmirësimin e arsimit tek romët. Ne jemi të kënaqur përshkak se projektet për përfshirjen në sistem e romëve ka filluar në vitin 2005. Në këtë projekt kanë mundësi të risin afëtesitë e tyre dhe mundësinë për qasjen në projekte të ndryshme. Për shëmnull në vitin 1994, kishim vetëm 9 studentë romë, ndërsa aktualisht kemi 320 studentë, prej të cilëve 160 të diplomuar, ka thënë Senad Mustafa, tutorë./Telegrafi/