Site icon Telegrafi

Tutat janë të pazëvendësueshme, të rehatshme dhe në trend: Katër kombinime të modës për vjeshtë

Gjëja më e mirë është se fshehin të gjitha parregullsitë fizike, por gjithashtu janë shumë të rehatshme

Ndër pjesët e përhershme janë tutat që femrat i adhurojnë për rehatinë, prakticitetin dhe dizajnët e ndryshëm.

Lajmi që gëzoi edhe meshkujt edhe femrat është se tutat mund të vishen në mënyrë sportive dhe elegante, transmeton Telegrafi.

1. Të rastësishme, por edhe afariste

Tutat e zeza në këtë kombinim do të duken si pantallona të gjera të zeza dhe do të jenë plotësisht të përshtatshme për të shkuar në punë.

2. Tutat, duksi dhe takat

Një kombinim nuk do të mund ta imagjinonit që do të ishte popullor. Megjithatë, kjo ide doli e mrekullueshme dhe vajzat e adhurojnë dhe e pëlqejnë ta veshin.

3. Stilim për çdo ditë

Ky kombinim është festuar nga zonjat e famshme dhe ato duken fenomenale në çdo moment. Me një kombinim të mirë të pjesëve të rrobave, do të dukeni sikur po shkoni në pasarelë, dhe jo në qytet për argëtim.

4. Kombinimi i së papajtueshmes

Ky lloj kombinimi mund të rezultojë i mirë kur më së paku e presim. Kombinoni tuta gri me një xhaketë ngjyrë bezhë dhe për një dukje edhe më të pazakontë vendosni një mini çantë mbi gjoks.

/Telegrafi/

Exit mobile version