Telegrafi

Tutat dhe streçet, trendi më komod i sivjetmë

Me gjithë respektin dhe dashurinë e madhe që kemi për xhinset, duhet ta pranojmë: ndonjëherë disa ndryshime na bëjnë mirë.

Na lini t’ju themi që në këtë rast, ndryshimi jo vetëm është super komod, por edhe elegant. Po flasim pikërisht për tutat dhe pantallonat trikotazh.

I përulemi me nderim trendit të sivjetshëm të stilit sportiv që ka bërë që tutat dhe streçet të mos jenë më ekskluzivitet vetëm i ambienteve të shtëpisë apo i atyre sportive sepse tani ato mund t’i vishni pothuajse kudo dhe të ndiheni më komfort se kurrë.

Me të sheshta, me taka, pallto apo xhaketa klasike: çdo gjë funksionon, mjafton të keni tutat ose pantallonat e duhura që do të jenë baza e veshjes suaj.

Shfletoni galerinë për t’u njohur me disa nga sugjerimet e Anabel për këtë sezon, që do t’ju bëjnë të dukeni si modele të vërteta.Tuta me lidhëse, xhepa, të ngushta në fund. Përzierje leshi dhe kashmiri.

Pantallona të gjera me penca, mbi kyçe. Lesh i pastër.

Pantallona të gjera me vija horizontale, xhepa dhe lidhëse. Përzierje leshi dhe kashmiri. /Telegrafi/