Site icon Telegrafi

Tusuni: Dhamë gjithçka por nuk ia dolëm

Drita ishte nikoqire e skuadrës së rikthyer në elitë, Lirisë së Prizrenit, në një ndeshje që përfundoi pa fitues 1-1.

Mbrojtësi i Dritës, Alban Tusuni pas ndeshjes në një prononcim për Telegrafin tregoi edhe arsyejen pse nuk arritën t’i marrin pikët e plota.

“Mendoj që gjatë gjithë ndeshjes kemi qenë më të mirë në fushë por na mungoi fati për ta shënuar edhe golin e dytë”.

“Dhamë gjithçka nga vetja për ta fituar këtë sfidë por në fund nuk ia dolëm. Shpresojmë se fitoret do të vijnë nga ndeshjet e radhës”, deklaroi Tusuni. /Telegrafi/

Exit mobile version