Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka përgëzuar të premten Theresa May për atë se “serish është zgjedhur kryeministre e vendit”, pavarësisht asaj se ajo këtë funksion ende nuk e ka siguruar zyrtarisht, transmeton KosovaPress.
“Përgjegjësia jonë e përbashkët dhe detyrë urgjente është që bisedimet për Brexit të fillojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, për të siguruar rrjedhën më të vogël të dëmshme për qytetarët tanë, bizneset dhe vendin pas marsit 2019”, tha Tusk.