Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka reaguar pas sulmit në dy xhami në Christchurch ku kanë mbetur të vdekur mbi 40 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Tusk në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se ky sulm nuk do të zvogëloj tolerancën dhe mirësjelljen për të cilën është e njohur Zelanda e Re.
“Lajme pikëlluese nga Zelanda e Re brenda natës. Sulmi brutal në Christchurch kurrë nuk do të zvogëlojë tolerancën dhe mirësjelljen që Zelanda e Re është e njohur. Mendimet tona në Evropë janë me viktimat dhe familjet e tyre. Kryeministri mund të llogarisë në solidaritetin tone”, ka shkruar Tusk ./Telegrafi/
Harrowing news from New Zealand overnight. The brutal attack in Christchurch will never diminish the tolerance and decency that New Zealand is famous for. Our thoughts in Europe are with the victims and their families. PM @jacindaardern can count on our solidarity.
— Charles Michel (@eucopresident) March 15, 2019