Site icon Telegrafi

Tusk: Serbia në BE, pas përfundimit të dialogut me Prishtinën

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, tha sot se Serbia mund të llogarisë në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian pas përfundimi të dialogut me Prishtinën.

Ai në një konferencë  të përbashkët për media, pas bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se BE-ja llogarit në Serbinë, ashtu sikur edhe Serbia mund të llogarisë në BE-në.

“Në fund të dialogut qëndron anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE. Kjo është ajo që kemi premtuar në Selanik dhe jemi të gatshëm ta përmbushim”, tha Tusk, transmetojnë mediat serbe.

Exit mobile version