Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha sot se ka përpjekje për “destabilizim të Ballkanit” dhe për këtë arsye liderët e Bashkimit Evropian i japin mbështetje “perspektivës evropiane” të Ballkanit Perëndimor.
Duke folur sot në Parlamentin Evropian në Strasburg, Tusk tha se për këtë rajon kanë diskutuar liderët e BE-së.
“Ne diskutuam për situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor. Eshte e qartë te të gjithë, se forcat brenda dhe jashtë po punojnë fuqishëm për destabilizim të rajonit. Për këtë arsye, liderët e kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij evropiane”, tha Donald Tusk.
Mëtutje ai është shprehur se ka “përkushtim të plotë për mbështetje të reformave të orientuara evropiane dhe për projektet që po vazhdojnë”.
Sipas tij, “Bashkimi Evropian i mbetet besnik premtimit të Samitit të Selanikut dhe përkushtimit të plotë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”.
Në samitin e Selanikut në vitin 2003 ishte shprehur mbështetje që një ditë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të anëtarësohen në BE.