Telegrafi

Tusk: Falë Zaevit e Tsiprasit, e pamundura u bë e mundur (Cicërimë)

Arritja e pajtimit dypalësh për zgjidhjen e çështjes së emrit vazhdon që të sigurojë mbështetje dhe urime nga krerë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Një urim i tillë vjen nga Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, përmes një cicërime nga profili i tij zyrtar në Twitter.

“Urime të sinqerta për kryeminisrrat Tsipras e Zaev. Po i kryqëzoj gishtat e mi. Falë jush, e pamundura është duke u bërë e mundur”, shkruan Tusk./Telegrafi/