Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk në një deklaratë për Tv Telma, tha se ende ka vende anëtare të cilat janë skeptike sa i përket hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ai thotë se është shumë e vështirë të gjendet zgjidhja që do të jetë e pranueshme për të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk jam i sigurt. Është e vështirë të gjendet zgjidhje që do t’i kënaqë të gjitha vendet anëtare. Bëra gjithçka që t’iu mbështes Maqedoninë dhe Shqipërinë, por ka ende vende anëtare të cilat janë skeptike kur bëhet fjalë për nisjen e bisedimeve”, tha Tusk.