Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, kanë uruar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, për postin e tij të ri dhe formimin e qeverisë. Ata në një njoftim të përbashkët thonë se do ta mbështesin qeverinë e re për anëtarësim në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Formimi i qeverisë së re ofron mundësi për lëvizje jashtë luftës politikës, e cila e ka mbajtur vendin mbrapa një kohë të gjatë. Periudha e ardhshme i ofron qeverisë së re mundësi për punë me dedikim, drejt dialogut konstruktiv me opozitën. Përkushtimi i vazhdueshëm i juaji për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave urgjente, do të jetë esenciale për suksesin e vendit tuaj”, thuhet në urimin e përbashkët të Tusk dhe Junker./Telegrafi/