Site icon Telegrafi

Tushi i verdhë për sy

E vetmja rregull që duhet t’i përmbaheni është ajo që para se të qitni tush në ngjyra, patjetër duhet të qitni tush të zi, në atë mënyrë që të krijoni pamjen prej “maceje”.

1. Filloni të qitni pudër të tejdukshme që do të ju japë dukje të natyrshme.
2. Me korrektor për sy mbulojeni parregullsitë në kapakët e sipërme dhe të poshtëm të syve.
3. Filloni të qitni tush të zi në kapakët e sipërm duke përdorur furçë shumë të hollë. Filloni të tërhiqni linjën nga këndi i brendshëm i syrit, pastaj bëni një linjë sa më afër qerpikut dhe kur ta përfundoni linjën deri në një të katërtën e kapakut, linjën ngadalë në formë gjysmërrethi kthejeni sipër. Kur të filloni ta ktheni linjën sipër, njëkohësisht filloni ta bëni sa më të hollë.
4. Pasi të jetë tharë tushi i zi, filloni të qitni tush (me këtë rast ngjyrë të verdhë), duke pasuar linjën e tushit të zi.
5. Për dukje më të mirë mund të përdorni garniturën e qerpikëve artificialë. Nëse nuk i dëshironi qerpikët artificialë, gjithsesi lakojini qerpikët me lakues, pastaj qitni disa shtresa maskara.
6. Në pjesën e mbetur të kapakut dhe në pjesën nën vetulla qitni hijesim me ngjyrë të lëkurës tuaj në mënyrë që të krijoni efektin edhe më të mirë të syve të hapur.
7. Në buzë qitni të kuq apo shkëlqim ngjyrë trëndafili apo ndonjë ngjyrë tjetër të ndritshme.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version