Site icon Telegrafi

Tushek Aeon hiper-vetura elektrike sllovene vije me 2,500 kuaj fuqi

Ndërsa Sllovenia mund të mos jetë emri i parë në diskutimet për hiper-vetura, është koha për të rikalibruar ato nocione. E kryesuar nga ish-piloti i veturave garuese Aljoša Tušek, kompania Tushek i ka prezantuar botës “Aeon”, një dyshe mrekullish elektrike të vendosura për të ripërcaktuar parametrat e super-veturave.

Aeon vjen në dy versione. Së pari, Aeon E – një mrekulli plotësisht elektrike që prodhon mbi 2,500 kuaj fuqi. Me peshën e tij prej 1600 kg, ai krenohet me një raport fuqie-peshe prej 1.7:1. Pastaj, kemi Aeon H, një “ansambël” hibrid që bashkon një motor V8 me një puls elektrik.

Edhe pse prodhon gati 600 kuaj fuqi më pak, ai jep ende një fuqi të jashtëzakonshme prej 1930 kuaj fuqi. Aeon H peshon vetëm 1480 kg, duke i dhënë atij një raport të mahnitshëm fuqi-peshë prej 1.3:1, duke tejkaluar versionin elektrik, shkruan ArenaEV, përcjell Telegrafi.

Tushek lë të kuptohet për “aerodinamikën novatore” dhe specifikat e performancës që do të dalin në dritë në javët e ardhshme. Për ata që dëshirojnë një përvojë ekskluzive të drejtimit, Aeon pritet të jetë një spektakël.

Çdo veturë është krijuar për të rezonuar me pronarin e saj, duke e bërë lidhjen midis njeriut dhe veturës të ndryshme nga të tjerat. Siç thotë Tušek, “Çdo veturë është e përshtatur individualisht për pronarin e saj. Kjo na dallon nga furnizuesit e tjerë në mbarë botën dhe siguron që çdo automjet të jetë vërtet unik”.

Aeon nuk është udhëtimi i parë i Tushekut në universin e super-veturave. Kompania dikur prezantoi botën me TS 900, një veturë që shpejtësinë nga 0 në 100kMh a arrinte në 2.7 sekonda falë motorit të saj me 937 kuaj fuqi. Dikush mund vetëm të spekulojë se Aeon thjesht mund të rrisë standardin.

Fillimi i prodhimit të Tushek për këtë model me edicion të kufizuar nuk është zbuluar akoma, dhe pritet që të publikohet në kohën e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version