Telegrafi

Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen në kafiterinë e Klinës, dorëzohet në Polici

Tush Frroku, personi i dyshuar për vrasjen në kafiterinë në Klinë, është dorëzuar në Polici.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se i dyshuari pritet të intervistohet me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ndalohet për 48 orë.

“Tush Frroku gjendet në stacion policor, i njëjti do të ndalohet fillimisht me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, ndërkaq brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesen e paraburgimit ndaj tij për vepren “vrasje e rëndë”, deklaroi Nikçi.

Lexo po ashtu Publikohen pamje të vrasjes në Klinë

Ndryshe, vrasja kishte ndodhur me 7 gusht rreth orës 16:40 në një lokal në Klinë.

I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, dhe nën kërcënimin e armës kishte grabitur një veturë, duke u larguar në drekjtim të Gurrakocit.

Policia i ishte vënë në ndjekje dhe në fshatin Kosh të Istogut ishte gjetur vetura e braktisur.

Pas një jave kërkim nga Policia, të cilët kishin aktivizuar edhe dronët, nuk kanë arritur ta lokalizojnë.

Megjithatë, Tush Frroku të martën është dorëzuar në stacionin policor./Telegrafi/