Telegrafi

Turqit udhëtuan me aeroplan në stadiumin që ishte larg vetëm 150 kilometra, kjo tërboi aktivistët mjedisor

Tingëllon pothuajse e pabesueshme, por është e vërtetë. Kombëtarja e Turqisë ka udhëtuar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Euro 2024 kundër Çekisë (2-1) në Hamburg me avion në vend të autobusit apo trenit, edhe pse distanca është vetëm 150 kilometra.

Për shkak të kësaj, ata u sulmuan nga aktivistët mjedisorë, të cilët e konsiderojnë atë krejtësisht të pakuptimtë.

“Kjo është krejtësisht e kotë dhe e panevojshme”, ka thënë Werner Reh i Federatës Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës (BUND).

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i fazës së grupeve në Euro 2024

Reh shpjegoi se emetimi i dioksidit të karbonit dhe ndotja e ajrit ishte 10-20 herë më i lartë sesa nëse turqit do të kishin përdorur trenin.

Megjithatë, nga UEFA erdhi një shpjegim se pse ekspedita turke përdori një aeroplan në udhëtimin e shkurtër.

Arsyeja për këtë, sipas kreut të turneut, Martin Kallen, është “për arsye sigurie dhe motit”, dhe turqit u kthyen në bazën e tyre në Hanover me autobus, transmeton Krone.at.

Kujtojmë që Turqia do të luajë kundër Austrisë në fazën e 1/8-të së Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. /Telegrafi/